MENU
klinika

Shpallen në kërkim

Ekezekutimi i Kastratit, identifikohen 4 autorët

19.02.2021 - 11:08

4 persona janë shpallur në kërkim nga Policia, si autorë të dyshuar të atentatit të ndodhur pak ditë më parë në mes të Fierit, ku mbeti i vdekur Shkëlzen Kastrati.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për  veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

  • A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;
  • E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;
  • S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së. 

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale”, njofton Policia

Kujtojmë se, Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e 1 shkurtit në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëllua me dy plumba që i morën jetën.