MENU
klinika

Ka më shumë gola në Evropë

Ekipi i Serie C, 50 mln euro për stadiumin e ri

24.02.2021 - 14:26

Ndodhet në Serie C në Itali, por kjo klubi i Ternanës prezantuar projektin ambicioz të stadiumit të ri. Futbolli është i lidhur ngushtë me infrastrukturën dhe këtë si duket e kanë kuptuar më së miri drejtuesit e klubit të Ternanës.

Stadiumi i ri do të jetë i stilit anglez, me 18,500 vende, me një zonë komerciale, dyqane, muze klubi dhe qendër sportive të bashkangjitur. Do të ndërtohet aty ku tani qëndron kompleksi “Liberati”. Projekti u prezantua zyrtarisht në Komunë, me një investim prej afërsisht 50 milionë euro dhe do të shtrihet në 94 mijë metra katrorë, përfshirë edhe fushat stërvitore pra në stadiumit modern, i cili do të jetë i tëri i mbuluar për spektatorët.

Do të ketë gjithashtu një dyqan zyrtar dhe një muze të ekipit të Ternana, 1290 hapësira parkimi, si dhe një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë për aktivitete tregtare. Vullneti i klubit është që të marrë të gjitha autorizimet për të filluar menjëherë dhe stadiumi të jetë gati në 100-vjetorin e klubit në vitin 2025.

Ternana e bën këtë në një nga sezonet më fantastikë të historisë sa u përket rezultateve, pavarësisht se ndodhen në Serie C. Është skuadra me më shumë gola në Evropë në 24 javë, plot 63 të tillë, duke kaluar Bayern Munchen me 1 gol më shumë.

Por jo vetëm kaq, nuk ka asnjë humbje këtë sezon, me 19 fitore dhe 5 barazime, dhe ka pësuar vetëm 16 gola, në vend të katërt në Evropë. Edhe sa u përket pikëve në renditje Ternana është mbresëlënëse, 62 të tilla. Vetëm Norëich ia kalon në Evropë. Kalimi në Serie B nuk duket problem, ekipi kërkon thjesht rekorde të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN