MENU
klinika

Policia rrethon qytetin

Ekzekutohet në një atentat 40-vjeçari në Vlorë

06.02.2021 - 19:14

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të plumbave të marrë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kraharor, 40-vjeçari Gentian Qori ka ndërruar jetë disa minuta më pas në spital. Qori njihej në zonë me pseudonimin “Geçe”.

Shërbimet e Policisë së Vlorës që kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona, ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN