MENU
klinika

dhe problemet e fëmijërisë

Emina Çunmulaj rrëfen ditët e këqija nga jeta e saj

18.02.2021 - 12:22

Me disa foto nga periudha e luftës në Kosovë, Emina Çunmulaj ka kujtuar të gjithë periudhën e vështirë atje, momentet që mban mend nga fëmijëria edhe sot e kësaj dite dhe që e kanë shoqëruar për shumë kohë.
“Këto janë imazhet që unë mbaj mend nga fëmijëria. Më kujtohet që e shikoja këtë në TV çdo ditë.

Më kujtohet gjithashtu kur nëna ushqente dhe vishte refugjatët e Kosovës në shtëpinë tonë, dhe babai im me pjestarët e tjerë të fshatit duke u përpjekur për t’i çuar ata në vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet si diçka normale. Kjo është arsyeja përse un sot festoj për të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, ka shkruar Emina krah postimit të saj.

Në një intervistë të dhënë për ‘Historia ime’ në ‘Tv Klan’, Emina ka treguar gjatë për veshtirësitë e jetesës në Malin e Zi dhe gjithë problemet e adoleshëncës.

Megjithatë dëshira për të pasur një të ardhme të sigurt dhe për të qenë më mirë e zhvendosën Eminën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku nisi të punojë duke u kthyer më pas në një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të gjithë së bashku në vota për listën shqiptare"

Emina Çunmulaj kthehet në Mal të Zi për të votuar