MENU
klinika

Intervista e rrallë

Faik Konica: Më mirë turq sesa italianë

07.02.2021 - 13:30

          “La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 7 korrik – Trazirat e nxitura në Shqipëri nga emisarët italianë, për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale. Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.

Botimi i fundit i “Albanias”, organi i komiteteve revolucionare shqiptare, që botohet në Bruksel, përmban një artikull të nënshkruar nga Z. Thrank Spirobeg mbi çështjen e propagandës italiane në Shqipëri. Kujtojmë që Z. Spirobeg është udhëheqësi i njohur i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe se ai u internua nga qeveria turke për pjesëmarrjen e tij aktive në një fushatë trazirash që synonte ta bënte Shqipërinë të pavarur nga Turqia.


Z. Spirobeg, nuk heziton t’i hedhë benzinë zjarrit. Ai deklaron kategorikisht, se lajkat italiane janë të dyshimta për nacionalistët shqiptarë.

“Italia, vazhdon ai, i ka dhënë vetes misionin pak a shumë të mprehtë të provokimit të konflikteve të armatosura në Ballkan dhe të përfitimit nga çrregullimi që një luftë do të shkaktonte për të aneksuar Shqipërinë ose për ta nënshtruar atë në protektoratin e saj.

Shqiptarët nuk janë më shumë një racë latine sesa japonezët; ata nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin italian, as gjuhën, as traditat, as fatet. Nëse ne kërkojmë autonominë tonë, është pikërisht për të forcuar dhe zhvilluar një kombësi të pavarur. Por ne do të kundërshtojmë me forcë planet e Italisë, e cila dëshiron të bëjë me Shqipërinë atë që bëri Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën. Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!”

Nëse kjo gjuhë e qartë nuk dëgjohet në Romë, kjo është për shkak se ministrat italianë e bëjnë një vesh të shurdhët!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”

Ju rrëfej vëllezërit e mi...

“Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët