MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija im kur ha vezë mbushet me puçrra. Çfarë është?

20.02.2021 - 11:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Fëmija im sa herë që ha vezë mbushet me puçrra. Çfarë është?

Mjeku: Alergji ushqimore quhet një reaksion imunitar i trupit, i cili nxitet nga përbërës të caktuar të ushqimeve. Zakonisht proteina të mëdha në përmasa dhe të pa shpërbëra mjaftueshëm në aparatin tretës, të cilat kalojnë në gjak dhe provokojnë aktivizimin e qelizave imunitare.Përvec se ti evitoni vezët tek fëmija juaj, gjithashtu është e nevojshme edhe bërja e disa analizave më të hollësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN