MENU
klinika

Historia e “Furgoni”

Filmi shqiptar në listën e nominimeve për “Oscar”

13.02.2021 - 11:20

Filmi “Furgoni” i Enerik Beqirit është nominuar për çmimet Oskar në kategorinë “Live action short film”.

(The Van) ka marrë pjesë më herët në festivalin e Kanës dhe ka marrë mjaft vlerësime nga revista prestigjioze. Historia e trajtuar në film flet për një luftë brezash midis babait dhe birit në një dramë të shkurtër familjare, ndërsa dy burra kokëfortë shqiptarë të ndarë nga brezi dhe idealet përpiqen të kërkojnë një të ardhme të mirë. Ben (Phenix Brossard) nuk do të ndalet nga asgjë për të larguar veten e tij dhe të atin nga Shqipëria ndërsa përpiqet në rrugën e tij për një biletë për në Angli.

Kjo përfshin pjesëmarrjen në ndeshje të paligjshme të boksit në një furgon në lëvizje, ku vetëm një fitues mund të mbetet gjallë. Ndërkohë babai i tij (Arben Bajraktaraj) një punëtor ndërtimi i mbetur i ve, nuk pranon të lërë ëndrrat e tij për të pasur një biznes të ndërtimit. Beqiri përdor një dialog të mprehtë, të përmbledhur dhe pamje intime.

Në fund, “Furgoni” (The Van) është një film i shkurtër mahnitës që hulumton thellësitë komplekse të dashurisë mes një babai dhe një djali dhe sa larg janë të dy të gatshëm të shkojnë për njëri-tjetrin.

Lista e nominimeve për kategorinë Live action short film”.
“Bittu”
“Da Yie”
“Feeling Through”
“The Human Voice”
“The Kicksled Choir”
“The Letter Room”
“The Present”
“Two Distant Strangers”
“The Van”
“White Eye”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit