MENU
klinika

Zjarri te ish-trikotazhi në Korçë

Forcat e Armatosura pastrojnë lëndët kimike që rrezikonin…

21.02.2021 - 13:10

Forcat e Armatosura kanë pastruar lëndët kimike depot e ish-Trikotazhit në Korçë.

Pasditen e së shtunës një zjarr përfshiu fabrikën e ish-Trikotazhit në qytetin e Korçës. Lëndët kimike që u dogjën bënë reaksion duke lëshuar në ajër gazra toksikë, shumë të dëmshëm për jetën e qytetarëve.

Kanë qenë 12 ekspertë të cilët përcaktuan nivelin e ndotjes brenda dhe jashtë godinës.

Mostrat e marra pritet që të dërgohen në një laborator në Tiranë, të cilët do të nxjerrin llojin e lëndës.

Njoftimi i plotë:

Pas zjarrit të rënë pasditen e së shtunës në ish-depot e Trikotazhit në Korçë, u kërkua ndërhyrja e Forcave të Armatosura për shkak të djegies së lëndëve kimike dhe ndotjen e zonës përreth.

Një grup nga kompania e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë të Forcës Tokësore shkoi në vendngjarje ku bëri matjet me aparatura të posaçme të zbulimit kimik, duke evidentuar 2 vatra të ndryshme brenda godinës, të cilat kishin shkaktuar reaksionin kimik.

Pasi analizuan të gjithë faktorët, specialistët e kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë i neutralizuan të dyja vatrat që shkaktonin ndotjen.

Pasi neutralizimit të vatrave, specialistët monitoruan vatrat për rreth 2 orë në pritje se mos riaktivizoheshin sërish, gjë e cila nuk ndodhi.

Pasditen e së shtunës një zjarr përfshiu fabrikën e ish-Trikotazhit në qytetin e Korçës. Lëndët kimike që u dogjën bënë reaksion duke lëshuar në ajër gazra toksikë, shumë të dëmshëm për jetën e qytetarëve.

foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN