MENU
klinika

Lista me kërkesa për Ministrinë e Shëndetësisë

Futen në grevë mjekët në Greqi

23.02.2021 - 10:39

Federata e Shoqatave të Mjekëve Spitalorë të Greqisë ka njoftuar një grevë 24-orëshe gjatë ditës së sotme me një tubim në orën 10:30 në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mjekët kërkojnë rekrutimin masiv të stafit të përhershëm dhe punësimin e përhershëm të të gjithë kontraktorëve.

Po ashtu kërkohet shkëputja e menjëhershme e spitaleve nga vaksinimi i popullatës së përgjithshme.

Shoqata e Mjekëve të Spitalit Athinë-Pire (EINAP) po merr pjesë gjithashtu në grevën 24-orëshe.