MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Gjatë natës kam dhimbje në vesh. Çfarë mund të jetë?

10.02.2021 - 08:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Po bëj disa kohë që kam dhimbje në vesh gjatë natës. Çfarë mund të jetë?

Mjeku: Mund të keni një infeksion të veshit, shkaqet janë të shumta.  Infeksionet më të shpeshta për veshin  janë ato të kanalit të jashtëm të dëgjimit, të cilat prekin më shumë të rriturit se sa fëmijët. Të tilla infeksione krijohen më tepër për shkak të papastërtisë, por që japin dhimbje për të prekurit. Shkaqe të tjera për dhimbjen e veshit mund të jenë objektet e panjohura të ndodhura në kanalet e veshit. Por disa shkaqe nuk janë të lidhura me kanalet e veshit, por mund të jenë probleme dentale, problemet e sinusit, çrregullimet e TMJ, nevralgjia e kafkës dhe osteoarthritisi në nofulla etj.Por për të përcaktuar kurën duhet të bëni një vizitë më të hollësishme

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN