Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Durrës, në breg të detit. Policia njofton se bëhet fjalë për një person të seksit mashkull.
Në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
Informacioni paraprak
Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.