MENU
klinika

Dyshimet e para

Gjendet i pajetë një shtetas amerikan brenda hotelit

03.02.2021 - 12:09

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë në dhomën ku qëndronte në hotel në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas informacioneve për mediat, ai është transportuar në morgun e Pogradecit.

Më pas autopsia do t’i bëhet në Tiranë, për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Burime bëjnë me dije se viktima nuk paraqet shenja dhune, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e gjendjes shëndetësore.

Akoma nuk dihen arsyet e qëndrimit të shtetasit amerikan në Shqipëri, nëse kishte ardhur për punë, apo për turizëm.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN