MENU
klinika

Serie A, Java 23

Gjimshiti jep asist, Atalanta “poker” Napolit

21.02.2021 - 20:08

Atalanta edhe njëherë tjetër për këtë sezon tregon forcën ndaj Napolit. Pasi e eliminoi nga Kupa e Italisë, bergamaskët fitojnë edhe në kampionat, kësaj here në shifrat 4-2.

Ndeshja u hap në minutën e 52′ ku Duvan Zapata realizoi golin e parë të takimit. Zielinski arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 58′, ndërsa pas 6 minutash ekzaktësisht në të 64′ ishte Gosens që realizoi golin e 2-1.

Trefishimi erdhi nga Luis Muriel, por pas 5 minutash u ngushtuan diferencat në 3-2 nga një autogol i mesfushorit të Atalantës, Gosens. Romero realizoi golin e 4-2 pas asistit të Berat Gjimshitit që zhvilloi një ndeshje të kënaqshme sot ndaj napoletanëve.

Me këtë sukses skuadra bergamaske ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Napoli zbret në vendin e 7-të në kuotën e 40 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN