MENU
klinika

Organizoi ceremoni mortore

Gjobitet me 1 mln lekë një subjekt në Lushnjë

26.02.2021 - 11:30

Policia vijon kontrollet për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin dixhital cilindo administrator apo pronarë lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin