Gjyqi i Senatit fillon të Martën për ish-presidentin e akuzuar për ‘nxitje të kryengritjes’ dhe trazirat e Kapitolit.
Gjyqi i dytë i fajësimit i Donald Trump fillon më 9 shkurt në Senat. Ai është presidenti i parë amerikan që do të fajësohet dy herë dhe është hera e parë që një gjyq për fajësim është mbajtur kundër një ish-presidenti.
Gjyqi do të nisë me pretendimet se ai ka kryer “krime të larta” para se të linte detyrën.
Për çfarë akuzohet Trump?
Më 13 janar, Dhoma e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së votoi nga 232 vota deri 197 vota për të fajësuar Trump për “nxitjen e kryengritjes” pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin në një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.
10 përfaqësues republikanë votuan për ta fajësuar atë, duke e bërë fajësimin presidencial më të ndjekur në historinë e SHBA.
Prokurorët ia hedhin fajin e dhunës plotësisht ish-presidentit. Pesë persona vdiqën, qindra u plagosën, anëtarët e Kongresit dhe stafi u terrorizuan dhe selia e ndërtesës së qeverisë amerikane u la me “shenja plumbash në mure, art të vjedhur, ndotje në korridore” – të gjitha në një përpjekje për të parandaluar certifikimin e Joe Biden si fitues në zgjedhje. “Përgjegjësia e Presidentit Trump për ngjarjet e 6 Janarit është e pashmangshme,” deklarojnë prokurorët në një memorandum me 80 faqe të paraqitur javën e kaluar.
Ata do të argumentojnë se veprimet e tij në nxitjen e turmës me akuza të pabazuara për mashtrim zgjedhor “rrezikuan jetën e çdo anëtari të vetëm të Kongresit” dhe “rrezikuan tranzicionin paqësor të pushtetit dhe linjës së trashëgimisë”.
Çfarë po pretendon Donald Trump në mbrojtjen e tij?
Trump ka pasur probleme në mbledhjen e një ekipi ligjor. Avokatit të tij personal, Rudy Giuliani, iu desh të dorëhiqej pasi ai gjithashtu mbajti një fjalim në ngjarjen ku ish-presidenti akuzohet për nxitje të kryengritjes. Trump atëherë duket se ka rënë dakord me ekipin e tij të parë ligjor, i cili drejtohej nga Butch Bouers.
Tani udhëhequr nga avokatët, David Schoen dhe Bruce L Castor, ekipi i Trump shfaqi një dokument me 14 faqe javën e kaluar që tha se fjalimi i tij nuk përbënte një thirrje për të sulmuar Kapitolin dhe se gjyqi i tij ishte antikushtetues gjithsesi, sepse ai ka lënë detyrën. Trump nuk do të dëshmojë personalisht.
Kush e kryeson gjykimin?
Shkarkimi i parë i Trump u kryesua nga shefi i gjykatës supreme, John Roberts, siç përcaktohet në kushtetutë. Sidoqoftë, pasi ky gjyq është ndaj një ish-presidenti, 80-vjeçari Patrick Leahy, senatori demokrat më jetëgjatë do të kryesojë. Ai do të ndiqet penalisht nga një ekip prej nëntë gjyqtarësh të fajësimit nga Dhoma, dhe i gjithë Senati u betua si juri më 26 Janar.
Sa do të zgjasë gjyqi?
Sesa do të zgjasë gjyqi nuk dihet, por shumica e njerëzve besojnë se do të jetë shumë më i shkurtër se gjyqi tre javor herën e fundit kur Trump u fajësua për veprimet e tij mbi Ukrainën, kur ai u akuzua për abuzim të pushtetit të tij dhe pengim të Kongresit.
Është ende e paqartë nëse Senati do të votojë për të lejuar ekipet ligjore të thërrasin dëshmitarë personalisht, megjithëse gjyqi është jashtëzakonisht i pazakontë pasi juria është dëshmitare, pasi senatorët ishin të pranishëm në Kapitol dhe u detyruan të fshiheshin ndërsa turma pushtoi shumë dhoma ku do të mbahet gjykimi.
Ekipi i prokurorisë pritet të përfshijë pamje video dhe dëshmi të dëshmitarëve okularë nga anëtarët e Kongresit gjatë ndërtimit të çështjes së tyre.
A do të shpallet fajtor Trump?
Përballë kësaj, duket se nuk ka gjasa. Një gjyq për fajësimin kërkon shumicën e dy të tretave për një dënim. Nëse çdo senator voton, atëherë të paktën 17 republikanë do të duhet të votojnë kundër ish-presidentit të tyre për të arritur pragun e kërkuar prej 67 votash.
Tashmë, 45 senatorë kanë mbështetur një mocion të paraqitur nga Kentucky Sen Rand Paul se procesi në vetvete është antikushtetues dhe kundër mbajtjes së gjyqit. Do të ishte një hap i madh për ta në harkun e disa javëve për të shkuar nga thënia se gjyqi nuk duhet të zhvillohej, deri në shpalljen fajtor të Trump.
Për shumë senatorë republikanë llogaritja është politike. Përfaqësuesit e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan për të fajësuar Trump, siç është Republikanja Liz Cheney, tashmë janë përballur me protestë dhe censurë nga partitë e tyre Republikane për dështimin e tyre për të mbështetur Trump, i cili ende ka mbështetje të fortë pavarësisht humbjes së zgjedhjeve të Nëntorit.
A do ta ndalojë një fajësim i dytë Trump të rikandidojë në 2024?
Jo domosdoshmërisht. Nëse ai shpallet fajtor, nuk ka asnjë ndëshkim të menjëhershëm, pasi ai nuk është më në detyrë. Senati mund ta ndalojë atë me një shumicë të thjeshtë votash në të ardhmen.
Me ndarjen e Senatit 50-50, dhe nënkryetaren, Kamala Harris, që mban qëndrimin e saj në mënyrë të palëkundur kjo mund të kalonte fare thjesht.
Ekziston një argument kushtetues që Senati i kontrolluar nga Demokratët mund të përpiqet ta bëjë këtë gjithsesi edhe nëse Trump nuk shpallet fajtor, duke thirrur pjesën tre të ndryshimit të 14-të të pasluftës në kushtetutën e SHBA.
Kjo ndalon cilindo që është “përfshirë në kryengritje ose rebelim” kundër SH.B.A.-së nga mbajtja e detyrës federale, por kjo ka të ngjarë të jetë subjekt i një mosmarrëveshjeje të rëndësishme ligjore nëse lind si çështje dhe si rezultat i procesit.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ F.H, Konica.a