MENU
klinika

Prokuroria kërkon burg për mjekun

Gjyqtarja e Krujës dhe Edvin Prifti dalin sot në gjykatë

13.02.2021 - 10:28

Babai i moshuar i gjyqtares Enkeleida Hoxha, Belul Hoxha ishte sot bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare përpara gjykatës për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku vajza e tij do të dalë për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Duke folur për mediat, babai i gjyqtares së arrestuar të Krujës, ka theksuar se vajza e tij ka punuar me ndershmëri.

Sipas tij, shuma e parave që iu gjet gjyqtares, “10 mijë dollarët janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent”.

“E komunikoj nje nxitim teper te madh, e me argbumente. Nga do t’ja filloj? E kane arrestuar sepse eshte shume e sinqerte, e drejte, punetore dhe e ka justifikuar gjate gjithe kesaj periudhe. Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natës vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri.

Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle te këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, ka thënë babai i Hoxhës.

Vajza e gjyqtares Enkeleida Hoxha ka folur për mediat pas arrestimit të nënës së saj dy ditë më parë në Krujë.

 “Mamaja ime ka 16 vjet në Krujë edhe media asaj, po i dëmton imazhin. Sepse ajo nuk është ashtu si thotë media. Mamaja ime nuk ka asnjë shtëpi apo makinë. Mamaja ime është përpjekur të punojë me shumë ndershmëri dhe pastërti. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj. Mamaja ime ka pasur një arsye shumë të fortë për të liruar atë. Mund të jetë detyruar. Kam bërë lidhjen e ngjarjeve dhe kam arritur në konkluzionin që ajo ka qenë e detyruar”, u shpreh vajza. 

Vajza e mitur prononcohet në një ditë kur GJKKO pritet të japë masën e sigurisë për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, si dhe avokatin Aldo Tabaku dhe kryesekretaren e gjykatës së Krujës Emanuela Mallkuçi, si dhe disa të pandehur të tjerë.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore ‘arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, i arrestuar një ditë më parë me 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të gjetura në shtëpi dhe zyrë.

Bëhet me dije se mjekut i është shtuar edhe akuza për “pastrim parash”.

Kujtojmë që mjeku i njohur Edvin Prifti u përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, pasi mori ryshfet për të bërë operacion pa radhë nënën e krye sekretares gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

Gjatë kohës që SPAK po përgjonte Mallkuçin, u zbulua edhe korrupsioni i mjekut Edvin Prifti. Pasi kontrollit në banesën e tij, mjekut i gjetën 250 mijë euro dhe 160 milion lekë të vjetra.

 

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin