MENU
klinika

Qytetarët i marrin ato përmes një platforme të qeverisë

Greqia lëshon 40.000 çertifikata vaksinimi brenda ditës

20.02.2021 - 14:12

Rreth 40 000 certifikata vaksinimi janë lëshuar në Greqi brenda një dite. Qytetarët që janë vaksinuar i tërheqin këto certifikatë përmes një platforme të qeverisë.

Ministria e Qeverisë Dixhitale deklaron se qytetarët janë të kënaqur me të gjithë procesin e vaksinimit që nga faza fillestare, deri në atë përfundimtare, siç është lëshimi i certifikatës.

“Ne qëllimisht kemi zgjedhur të mos përdorim një qendër thirrjesh sepse kemi diagnostikuar se shkalla e kërkesës do të jetë shumë më e madh se ajo e furnizimit . “, tha ministri Kyriakos Pierrakakis.

Vaksinimi në Greqi ka nisur në 27 dhjetor 2020 si në shumë vende të tjera të BE-së, ndërsa vijon me ritme të shpejta.

Certifikatat e vaksinimit u shërbejnë qytetarëve për të lëvizur lirshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E para do bëjë vaksinën një infermiere në Athinë

Nis sot vaksinimi ndaj COVID-19 edhe në Greqi