MENU
klinika

Ecuria fantastike

Guardiola në histori, City drejt një rekordi

27.02.2021 - 17:08

Manchester City mori një tjetër fitore sot, duke e cuar në 20 radhazi. Pep Guardiola është padyshim një ndër trajnerët më të mëdhenj dhe këtë gjë po e konfirmon ndeshje pas ndeshje dhe sezon pas sezoni.

Pikërisht në këtë sezon të Premier League, Manchester City i drejtuar nga Pep po thyen çdo rekord dhe ditën e sotme me fitoren ndaj West Ham, i ka dhuruar trajnerit Guardiola fitoren e 200-të në Premier League.

200 fitoret në elitën e futbollit anglez, Guardiola i ka arritur pas 273 ndeshjesh duke vendosur një rekord absolut sa i përket kësaj arritjeje. Në vendin e dytë Guardiola lë Jose Mourinhon, i cili arriti 200 fitore në 309 ndeshje kur drejtonte Chelsean disa kohë më parë.

Thënë ndryshe, Guardiola i ka arritur 200 fitoret në Premier League në 36 ndeshje më pak se ndjekësi më i afërt. Vërtet fantastik trajneri spanjoll. Por nuk mbaron këtu.

Nëse City merr edhe 7 fitore radhazi të tjera, atëherë do të arrinte rekordin e Neë Saints të Uellsit, që katër vjet më parë regjistruan fitoren e 27 radhazi, duke kaluar Ajax të viteve ’71, që pati shkuar 26 fitoreve radhazi. Me këtë ritëm, Manchester City mund të arrijë.

Sitizens kanë ndeshje me Wolves dhe United në shtëpi, me Fulham dhe Leicester në transfertë, ndeshjen e kthimit me Monchegladbach në Champions po në shtëpi dhe një ndeshje kupe me Evertonin në transfertë. Shkalla e vështirësisë është e madhe në këto shtatë ndeshje, por kurrë mos thuaj kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN