MENU
klinika

Ai vetë u rrit pa të atin

Historia prekëse e youtuber-it që ndihmon fëmijët pa baballarë

17.02.2021 - 11:33

Rob Kenney është tashmë një youtuber i famshëm, i cili numëron 3.12 milion subscribers në kanalin e tij në Youtube.

Çfarë të gjithëve i ka bërë përshtypje është emri i kanalit të tij, shumë ndryshe nga ç’kemi parë deri tani.

“Babi, si ta bëj?” quhet kanali, emri i të cilit është frymëzuar nga historia e vetë Rob-it.

Babai i tij e la kur ai ishte në moshën 12-vjeçare, ndërsa e ëma e tij ishte e varur nga alkooli. Ndaj jeta e Rob-it s’ka qenë aspak e lehtë dhe ai ia ka dalë me vështirësi në jetë.

Ai nuk ka pasur një figurë atërore për ta pyetur si të veprojë për shumë gjëra që s’i ka ditur kur ishte fëmijë, ndaj frymëzuar nga fëmijëria e tij, Kenney ka dashur të jetë një mbështetje për shumë fëmijë që po rriten pa baba.

“Babi, si ta bëj?” në Youtube ka video nga më të ndryshmet, ku Rob shpjegon gjëra që nga lidhja e kravatës, tek zhbllokimi i tualetit dhe gjithçka të nevojshme që një figurë atërore mund të të mësojë.

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem i pasur. Unë kurrë nuk kam dashur të jem domosdoshmërisht i suksesshëm. Qëllimi im në jetë ishte të rrisja të rritur të mirë – jo fëmijë të mirë por të rritur të mirë – sepse kisha një fëmijëri të thyer.”- ka treguar youtuber-i gjatë një interviste.

Për t’u duartrokitur!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’do ta harroj kurrë momentin kur...”

Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës