MENU
klinika

Planet e merkatos

Hysaj me Neymar te PSG dhe Çepele me Ronaldon te Juve?

27.02.2021 - 21:00

Duket pak e habitshme, por në mediet e ndryshme në Itali dhe Francë flitet për dy nga futbollistët e Kombëtares shqiptare për transferime të bujshme. Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo duket e sigurt.

Në fund të sezonit, shkodrani mbyll aventurën me të kaltrit, për të vazhduar karrierën diku tjetër. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares, teksa së fundmi në garë thuhet se është futur edhe PSG-ja.

Klubi francez po studion disa lojtarë që iu përfundon kontrata në verë, për t’i afruar në skuadër, duke parë edhe periudhën e vështirë që po kalohet në aspektin financiar për shkak të Covid-19.

Në këtë situatë, drejtoi i PSG-së, Leonardo po ndjek me kujdes situatën e David Alaba të Bayern, Wijnaldum të Liverpool, por edhe Elseid Hysajn, të cilët në verë dalin si lojtarë të lirë.

Ndërsa Ramen Çepele përfundon në regjistrat e Juventusit. Bardhezinjtë kanë nisur që të kërkojnë informacione në zyrat e Hannover për të riun që prej pak muajsh është transferuar në Gjermani.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pikasur nga bardhezinjtë si një alternativë interesante për të ardhmen. Madje, Juventus ka edhe një plan në lidhje me 17-vjeçarin.

Nga sa mësohet, ai menjëherë mund të blihet për të qenë nën urdhërat e bardhezinjve në verë nga ku më pas të mund të bashkohet me Juvetus U-23, ku aktualisht është edhe Giacomo Vrioni. Djaloshi do të kishte mundësinë që të rritej dhe fitonte eksperiencë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN