MENU
klinika

"Ungjillizimi"

Realizimi i Zografit mes viteve 1760-1780

05.02.2021 - 15:52

        Ikona “Ungjillizimi” me origjinë nga kisha me të njëjtin emër në Tiranë, i atribohet ikonografit Athanas Zografit me origjinë nga Korça dhe mendohet të jetë realizuar në vitet 1760-1780.

Muzeu i Artit Mesjetar Korçë, bën të ditur se ikona e “Ungjëllizimit” është shembulli tipik i dobësisë që kishin piktorët në atë kohë, për modelet perëndimore në stilizim dhe frymën e barokut.

Virgjëresha është e ulur në një fron të dekoruar dhe të gdhendur sipas stilit barok.

Kryeëngjëlli Gabriel, me veshjen e tij të shndritshme që rrjedh nga pas, qëndron mbi një re, duke zbritur me këmbën e majtë për të krijuar një atmosferë të bukur. Ai mban në dorën e djathtë një zambak të bardhë, për t’ia dhuruar atë Virgjëreshës Mari dhe duke treguar me dorën e majtë, Shpirtin e Shenjtë (në formën e pëllumbit).

Veshjet luksoze dhe materialet me dantella, tregojnë preferencat e autorit për dekoracione të pasura. Në ballkonet e ndërtesave të larta qëndrojnë profetët Davidi dhe Solomoni, që shpesh janë prezentë në skenat e ungjillizimit.

Kostandin dhe Athanas Zografi (Vako), piktorët e njohur pasbizantinë të shek. XVIII me origjinë nga treva e Korçës, kanë lënë një trashëgimi të vyer në artin e atëhershëm zyrtar të krishtërimit lindor, jo vetëm për numrin e madh të veprave të tyre, por edhe për repertorin, regjistrin tematik, përmbajtjen, stilin, si dhe për nivelin e tyre artistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ikonografia perandorake

“Mbledhja e Kryeengjëjve”

Katedralja "Ringjallja e Krishtit"

“Në zemër të Krishtit” në Korçë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit