MENU
klinika

“Fushata fillon 30 ditë para zgjedhjeve!”

Ilirjan Celibashi ka një thirrje për partitë politike dhe kryetarët e bashkive

11.02.2021 - 15:31

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot se fushata e partive politike duhet të nisë 30 ditë para zgjedhjeve.

Përmes një postimi në “Twitter” Celiashi tha se subjektet politike dhe kryetarët e bashkive duhet të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

“Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Me afrimin e fushatës zgjedhore u bëj thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

Sipas KQZ-së, kryetarët e bashkive duhet të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, diskrecionin e ligjshëm në përcaktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike. Ky institucion sqaron se partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

“Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cënohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Partinë dhe emrin”/ Katër modelet e fletës së votimit

Skema si do zgjidhen deputetët e rinj më 25 prill


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!