MENU
klinika

Flet për herë të parë

Intervista e Nanos, Rama: Unë ia kërkoj opinionet! Është pikë referimi

09.02.2021 - 12:41

Duke komentuar për herë të parë intervistën e dhënë së fundmi nga ish-Kryeministri Fatos Nano, Rama tha se ai është pikë referimi.

“Fatos Nano nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është çuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të tërhiqet me dorëheqje

Ai është pikë referimi se ai ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme të imponuara te ç’do aktor që është në tavolinën e saj ka të gjithë mendjepremhtësinë të më japë opinionet e tij kur ia kërkoj. Pa, jam unë që i kërkoj opinione  dhe ai mi jep kur unë ia kërkoj. Është fat dhe kënaqësi që të mund të komunikosh me ata që e kanë pasur këtë detyrë që të të japë një këshillë. Askush që nuk e ka pasur këtë detyrë nuk e kupton dot vetminë e majës. Të gjithë kujtojnë se shkon fjollë. Në majë je vetëm, ku era fryn nga të gjitha anët dhe duhet të marrësh vendimet kyçe”, tha Rama.
Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë