MENU
klinika

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti

Ironizon Tritan Kalo: Korrupsioni shihet qartazi, por çuditërisht…

12.02.2021 - 11:02

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka ironizuar arrestimin nga SPAK të kolegut të tij Edvin Priftit.

Këtij të fundit iu gjetën shuma të mëdha parash, pas kontrollit që policia bëri në shtëpinë dhe zyrën e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo shkruan se ky korrupsion është produkt i këtij sistemi të ngritur në Shqipëri, për vite e vite me radhë. Ai ka thumbuar edhe politikanët.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”,- shkruan Kalo.

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti erdhi pasi emri i tij doli në përgjimet e operacionit në Gjykatën e Krujës.

SPAK urdhëroi arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 13 zyrtarëve të tjerë. Në përgjime del se mjeku Prifti mori ryshfet nga krye sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej sot nga Enkelejda Hoxha. Ajo është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.

Pas hetimeve për korrupsion, mjekut Edvin Prifti iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë në zyrë e shtëpi.

kaslo.png