Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, ka folur për formimin e organeve shtetërorë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm me 47,85 për qind.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se bazuar në karakterin e Kushtetutës së Kosovës, renditja e organeve kushtetuese nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin dhe pastaj kalohet në ekzekutiv.
“Tashmë këtu ka pasur një tendencë edhe herëve të kaluara të ndërtohen një standard. Mbi bazën e kësaj edhe është përfolur që të përndiqet ajo rrugë dhe dihet se si ka përfunduar rasti i Behgjet Pacollit”.
“Bazuar në karakterin e Kushtetutës sonë, renditja e organeve kushtetuese nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin dhe kalohet në ekzekutiv”. “Kjo vetvetiu imponon renditjen e formimit të organeve – nuk ka rrugë më kushtetuese se kjo, por nëse ndiqet praktika e kaluar, ai vendim do ta kishte pasur fatin e vendimit për Pacollin”.
“Ajo është renditja kushtetuese e organeve sepse Kuvendi është organi legjitimues që mandaton tjerat, nuk mundet ushtruesi i detyrës – në e kemi të theksuar në vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk është diskrecioni detyrë rutinore”. Hasani ka shtuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i vetmi që ka treguar se çfarë mund të bëjë dhe nuk mund të bëjë ushtruesi i detyrës.
“Ne po flasim për një ushtrim të një diskrecioni dhe ju e dini se për këtë ka dy aktgjykime dhe është rrëzuar Kurti mbi bazën e një dekreti të tillë që është ushtruar në mënyrë arbitrare – të lejohet e njëjta gjë – nuk besoj se dikush që i njeh çështjet juridike mund ta thotë një gjë të tillë”.
Sipas tij, deputetët e kanë për detyrë të rrinë në sallë dhe t’i formojnë organet. “Kushtetua dhe aktgjykimi është i qartë dhe ka treguar se është detyrim i deputetëve për t’i formuar organet”. “Unë nuk shoh ngërç – nuk po paragjykoj. Nuk po kuptoj pse nuk duhet të shkohet në sallë për t’i formuar organet”, tha Hasani