MENU
klinika

NBA

Jazz rikthehen te fitorja, Lakers bien në shtesë

23.02.2021 - 09:33

NBA nga dita në ditë po dhuron surpriza, sidomos te rezultatet e skuadrave pretendente. Humbja e tretë radhazi në kampionat për Los Angeles Lakers, që u ndalën 127-124 nga Washington Wizards, ndeshje e vendosur në kohën shtesë.

Beal me 33 pikë e Westbrook me 32 pikë e 14 rebound ishin më të mirët në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e LeBron James për kalifornianët.

Utah Jazz rikthehet te fitorja, pas triumt 132-110 ndaj Charlotte Hornets, duke konsoliduar njëkohësisht edhe kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje e dominuar nga Jazz, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Mitchell me 23 pikë. Fiton edhe Miami Heat, që mundi 108-94 Oklahoma City Thunder, me Robinson autor të 22 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN