MENU
klinika

Njihuni me protagonistët e rinj

Jeni gati për një sezon të pestë të Elite?

27.02.2021 - 09:42

Sezoni i katërt i Elite ende nuk është transmetuar në Netflix, por disa lajme të reja dhe shumë të mira vijnë për adhuruesit e serialit spanjoll.

Gjiganti Netflix ka njoftuar në orët e fundit se do të ketë një sezon të pestë.

Madje, përveç katër aktorëve të rinj të sezonit të katërt, edhe dy personazhe të tjerë do t’i shtohen kastit, të cilët do të mund t’i shohim gjatë verës.

Siç raportohet nga mediat, dy personazhet e rinj janë Valentina Zenere, një aktore argjentinase, e cila mori pjesë në telenovelën e Disney Channel “Soy Luna”.

Dhe André Lamoglia, një aktor brazilian, i cili gjithashtu ka një të kaluar në Disney Channel.

Sa i përket sezonit të katërt, personazhet e konfirmuar tashmë janë: Samuel (Itzan Escamilla), Guzman (Miguel Bernardeu), Ander (Aron Piper), Omar (Omar Shanaa), Rebeka (Claudia Salas) dhe Cayetana (Georgina Amoros).

Ndërsa, katër aktorët e rinj që do të bashkohen me ta janë: Manu Rios, Carla Diaz dhe Martina Cariddi, në rolin e studentëve dhe Diego Martin Gabriel, i cili do të jetë i rritur.