MENU
klinika

Studimi i OBSH

Këto 14 vende në botë nuk e kanë njohur kurrë Covid-19!

11.02.2021 - 11:00

14 vende në botë nuk e kanë njohur kurrë koronavirusin. Kjo zbulohet nga një raport i OBSH-së ku analizohet efekti global i pandemisë që ka prekur më shumë se 100 milionë banorë dhe ka vrarë 2,3 milionë prej tyre.

Një pjesë e madhe nga këto ‘parajsa’ pa Covid janë ishuj mijëra kilometra nga bregu e që nga fillimi i pandemisë kanë vendosur rregulla të ashpra izolimi duke u mbyllur nga bota e jashtme.

Dy ‘parajsa” të tjera janë Korea e Veriut dhe Turkmenistani, për të cilat komuniteti shkencor është skeptik. Ekspertët dyshojnë mbi saktësinë e të dhënave shëndetësore dhe vullnetin për t’i bërë ato publike.

E përbërë nga 15 ishuj të vegjël në Paqësor dhe 3 mijë kilometra nga Zelanda e re, ishujt Cook kanë arritur që të shpëtojnë nga Covid duke imponuar karantinën e detyrueshme në hyrje dhe ndalimin e përkohshëm të zbritjeve në portet e saj.

Rregulla të hekurta kanë vendosur edhe ishujt Samoe që ua kanë mbyllur kufirin edhe rezidentëve që ndodheshin jashtë në momentin e shpërthimit të pandemisë. Nga Covid, ka shpëtuar edhe Narau, vendi i tretë më i vogël i botës pranë Kiribatit.

Shumë i varfër, me numrin më të lartë të personave mbipeshë në botë dhe me një jetëgjatësi rreth 50 vjeç, nëse virusi do kishte mbërritur aty do të kishte bërë një masakër.

Palau, i përbërë nga 300 ishuj është pranë Filipineve dhe nuk ka regjistruar asnjë rast me virus dhe mund të jetë një nga vendet e para në botë që ka vaksinuar të gjithë popullsinë. Në Sant’Elena, territor britanik në Oqeanin Atlantik është një prej vendeve që ka vendosyur detyrimin e tamponit në dalje dhe në hyrje të ishullit. Të favorizuar nga pozicioni gjeografik nga Tonga në Tuvalu, këto territore kanë arritur që të shpëtojnë nga pandemia vetëm kështu:duke mbyllur portet dhe aeroportet , duke imponuar karantinën dhe në disa raste edhe shtet-rrethimin.