MENU
klinika

Historia e Pamelës dhe Patricias

Këto binjake edhe sëmundjen e zemrës e kishin të njëjtë!

25.02.2021 - 13:41

Si binjake  identikë, tingëllojnë njësoj dhe madje kanë të njëjtat sjellje, Patricia dhe Pamela janë mësuar që njerëzit t’i ngatërrojnë  me njëra-tjetrën. Edhe para lindjes, rrahjet e tyre të zemrës ishin të sinkronizuara në mënyrë perfekte saqë mjekët shumë vonë e kuptuan se ishin dy.

Sëmundja e zemrës funksionon në familjen e tyre – babai vdiq nga një sulm në zemër kur ishin 3 vjec. Kështu që, të vetëdijshme se mund të ishin në rrezik më të lartë, motrat bënë një zgjedhje në të 20-at e tyre për të qëndruar në formë dhe për të ngrënë të shëndetshëm, mish pule dhe perime në avull mbi ushqime të skuqura dhe mish të kuq.

Për shkak të kësaj vigjilence, kur Patricia u zgjua herët në një mëngjes në 2019 me një presion dobësues të lartë në gjoks, ajo konsideroi shumë gjëra që mund ta shkaktonin atë – dhe një sulm në zemër nuk ishte mes tyre.

Në spital, një test gjaku zbuloi një proteinë të quajtur troponin në gjak – një shenjë e një sulmi në zemër. Kështu, ata e dërguan atë me një ambulancë të kujdesit kritik në një spital aty pranë që kishte një laborator të kateterizimit kardiak. Atje, mjekët zbuluan një bllokim 100% në një arterie madhore koronare. “Nuk mund të jetë zemra ime”, bërtiti Patricia duke mohuar.

Presioni në gjoks vazhdoi ndërsa mjeku kreu procedurën e kateterizimit, duke kaluar një tel përmes një arterie në kyc  dhe duke e thurur atë në zemër. Në vendin e bllokimit, mjeku vendosi një stent për të hapur arterien dhe për të rivendosur rrjedhën e gjakut. Patricia ndjeu lehtësim të menjëhershëm.

“Portat u hapën përsëri dhe unë mund të merrja frymë”, tha ajo.

Duke marrë parasysh se sa tjetër kishin të përbashkët, Pamela  shpejt caktoi një kontroll me kardiologun. Një test stresi tregoi se zemra e saj ishte e shëndetshme.

Por këtë shtator, pak më shumë se një vit më vonë, Pamela ndjeu një dridhje të çuditshme në gjoks dhe një ndjesi në anën e majtë të qafës. Shpejt, ajo filloi të djersitej me bollëk. Ashtu si Patricia, ajo mendoi se nuk mund të ishte zemra meqë mjeku i tha se ishin “të gjitha të qarta” më pak se një vit më parë.

Por të nesërmen në mëngjes, ajo ende ndjente se diçka nuk ishte në rregull. Në spital, stafi gjeti një nivel të ngritur të troponinës dhe u transferua në laboratorin e kateterizimit. Procedura tregoi se ajo kishte një bllokim 90% në të njëjtën arterie si bllokimi i Patricias.

Gjithashtu si motra e saj, arteriet e tjera ishin të paprekura.

Pas lirimit, Pamela filloi të merrte pjesë në rehabilitimin e zemrës. Për shkak se motra e saj ishte trajtuar në të njëjtin objekt pranë shtëpisë së tyre.

Ajo ka bërë progres të mirë fizikisht, por ende përpiqet të përshtatet me statusin e saj të ri si një e mbijetuar e sulmit në zemër.

“Papritmas kam pasur një sulm në zemër, kam një stent dhe po marr të gjitha këto ilaçe për t’u siguruar që trupi nuk e refuzon atë,” tha Pamela.

Motrat janë të vendosura për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me rolin që luan gjenetika në sëmundjet e zemrës.

Edhe kështu, binjaket janë mirënjohëse që kanë njëra-tjetrën për mbështetje. Vazhdimisht së bashku para pandemisë, ata tani kënaqen me bisedat virtuale për kafe çdo mëngjes dhe  telefonojnë njëra-tjetrën gjatë gjithë ditës.

“Është një bekim absolut të kesh mikun tënd më të mirë me vete”.