MENU
klinika

U arrestua nga për korrupsion

KLGJ merr vendimin për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha

15.02.2021 - 15:48

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të pezullojë nga puna gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha.

Kjo e fundit u arrestua nga SPAK, pasi kishte dhënë disa vendime për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Njoftimi i plotë:

Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.