MENU
klinika

Shifrat e frikshme

Kompania e Elon Musk “laborator” për COVID-19?!

23.02.2021 - 10:11

“SpaceX”, kompania e miliarderit Elon Musk kushtuar fluturimeve hapësinore, është bërë një laborator për COVID-19. Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin i cili u botua më pas në revistën shkencore “Nature Communications”.

Punëtorët e “SpaceX” e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.

Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t’u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë.

Për më tepër, 61% e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.