MENU
klinika

Nëse jeni nisur për në Dardhë...

Korça mbulohet nga dëbora!

13.02.2021 - 10:19

Qarku i Korçës është përfshirë që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga reshjet e dendura të dëborës.

Ndonëse kontraktorët janë në rrugë për pastrim dhe kriposje, reshjet vazhdojnë në disa zona të shoqëruara edhe me erë.

Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në Qafën e Qarrit, rrugën e Dardhes, rrugën Voskop – Voskopoje për mjetet e vogla. Udhëtarët që i zgjedhin këto destinacione për të pushuar duhet ta kenë parasysh.

Ndërkohë që rruga rurale Shtylle-Panarit vijon të mbetet e bllokuar.