MENU
klinika

Të afërmit mesazhe prekëse

Koronavirusi i merr jetën ish-Prefektit të Vlorës

15.02.2021 - 11:32

Koronavirusi i ka marrë jetën ish- Prefektit të Vlorës, Eduart Veçani.

Ish-Prefekti ndërroi jetë në një nga spitalet Covid në Tiranë, ku ishte i shtruar për t’u kuruar nga koronavirusi prej disa ditësh. Veçani u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare. Ai ka marrë vlerësime të larta për kontributin e tij në qytetin e Vlorës.

Për vdekjen e tij kanë reaguar në rrjetet sociale miq, të afërm dhe kolegë, që kanë shprehur dhimbjen për lajmin e papritur.

“Një lajm i tmerrshëm për Vlorën, një humbje e madhe për qytetin. Lamtumirë njeriu me vlera Eduart Vecani ….

Qyteti humbi një njeri të vërtetë, një zë që nuk nguronte të thoshte të vërtetën. Nuk ishte ky momenti për ikjen tënde Ed Vecani. Ne, Vlora, Shqipëria por mbi të gjitha familja jote kishim nevojë për ty. Ikja jote na dhemb të gjithëve.

Qofsh i parajsës dhe zoti u dhëntë forcë familjarëve”, shkruhet në një reagim në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i kryebashkiakut: Shumë u lutëm për ty, por…

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës humb jetën nga Covid