MENU
klinika

Rama: Pranvera, sezon i vaksinimit masiv

Kur përfundon procesi me mjekët dhe infermierët?

26.02.2021 - 09:34

Kryeministri Edi Rama nga Berati dha lajmin se procesi për vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve do të përfundojë në gjysmën e dytë të muajit mars.

Sipas kryeministrit Rama, shumë shpejt priten lajme të reja sa i takon furnizimit me vaksina, në mënyrë që siç tha ai sezoni i pranverës të jetë, sezoni i vaksinimit masiv të popullsisë.

“Falë bashkëpunimit ne ja kemi dalë të fillojmë vaksinimin, ndërkohë që shumë vende të tjera kanë pasur vështirësi. Brenda gjysmës së dytë të muajit mars ne do të mbyllim vaksinimin e mjekëve të Shqipërisë dhe jam besimplotë që së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të nevojshme, jo vetëm për të mos ulur ritmi, por për ta shtuar ritmin dhe këtë sezon pranveror ta kthejmë në një sezon të vaksinimit masiv”, tha Rama.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-deputeti i LSI-së, Nasip Naço, për të cilin Rama tha: “Nasipi është këtu si një deputet i kësaj zone dhe po ashtu si shprehje shumë kuptimplotë e një fakti të rëndësishëm që në këtë zonë për të vazhduar punën dhe për të çuar para projektet e nisura. Sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi nevojë për një bashkim të madh forcash, sepse sfidat e mëdha të kësaj kohe të vështirë nuk janë sfida të majta dhe të djathta, por janë sfida jetësore.”