MENU
klinika

Europa League

Kualifikohet Milan, Roma e United, ka edhe surpriza

25.02.2021 - 23:00

Ashtu sic pritej, janë kualifikuar skuadrat pretendente në Europa League. Milan rrezikoi disi, por me barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Crvena Zvezdas kalon më tej, pasi në takimin e parë pati barazuar 2-2 në Beograd.

Kessie në 9’ kaloi në avantazh për kuqezinjtë me anë të një penalltie, por miqtë barazojnë në minutën e 24’. Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Por bëhet disi më e lehtë për Milanin nga 70’ kur Gobeljic merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 vetë. Vendasit administrojnë mirë kualifikimin më pas.

Edhe Roma kalon më tej, duke marrë fitore sërish. Pas suksesit 2-0 në Braga, verdhekuqtë fitojnë edhe në shtëpi, kësaj here 3-1. Dzeko, Perez dhe Mayoral ishin shënuesit për vendasit.

Manchester United thuajse ishte kualifikuar që në ndeshjen e parë pas fitore 4-0 me Real Sociedad. Në kthimin nuk pati gola. Surpriza ishte fitorja 2-0 e Young Boys në fushën e Leverkusen. Zviceranët kishin fituar edhe në fushën e tyre 4-3. Eliminohet edhe Leicester.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN