MENU
klinika

Ja ç'shkruan gazeta gjermane

“Kurti fiton bindshëm në zgjedhje”

11.02.2021 - 10:24

Në një shkrim të gjatë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), e cila historikisht ka qenë përkrahësja më e madhe e çështjes së Kosovës, shkruan se në shtetin më të ri të Europës pritet një ndryshim i madh politik dhe ndërrim i pushtetit.

Ky ndryshim ishte paralajmëruar që në zgjedhjet e tetorit 2019 kur Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë, shkruan FAZ. “Një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare ka shumë shpresa te Kurti. Premtimi i tij se do ta mbështes sa duhet drejtësinë për të vepruar kundër korrupsionit po perceptohet si premtim i besueshëm.

Fakti se Kurti është i popullarizuar sidomos te të rinjtë, është përparësi për të sepse Kosova ka popullsinë më të re të Europës. Në BE mosha mesatare vitin e kaluar ishte 43,3 vjet (në Gjermani: 46), në Kosovë jo më shumë se 29”, nënvizon gazeta.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” qeveria e parë e Kurtit mori fund në mars 2020, pasi atë e la në mëshirën e fatit partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. Në prapavijë kishte bërë presion të madh Richard Grenelli, i cili e shihte Kurtin si pengesë drejt objektivit të tij që shefit të tij Donald Trump t’ia prezantojë një ujdi të shpejtë serbo-kosovare, të cilën ky pastaj do të mund ta shiste si “deal” (pazar për nevoja elektorale).

Kërcënimet, sipas FAZ, shkuan deri aty, saqë u paralajmërua tërheqja e trupave amerikane në Kosovë të stacionuara aty nga viti 1999. “Nga pikëpamja kosovare në mesin e kërcënimeve kjo është bomba atomike, pasi që ndjenja e sigurisë e shqiptarëve të Kosovës dukshëm bazohet në praninë ushtarake amerikane”.

Një vit pas rrëzimit të Kurtit shumë gjëra kanë ndryshuar në favor të tij, shkruan FAZ. Trumpi është histori, Hashim Thaçi duhet të mbrohet në Hagë përballë akuzës për krime të luftës në vitet 90-të, ndërsa Vetëvendosje s’ka qenë kurrë më mirë në anketa.

“Gjithçka tjetër përveç se një fitore e bindshme do të ishte befasi. Përkrahës të partisë së Kurtit shpresojnë madje se do të qeverisin pa partner koalicioni”, nënvizon gazeta. Por Kurti nuk mund të kandidojnë për parlament ngase është dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në parlament kur ishte lider i opozitës.

Por ligji kosovar nuk thotë asgjë mbi atë nëse kandidati për kryeministër duhet të jetë anëtar i parlamentit. Dhe, sipas FAZ, Kurtit i intereson vetëm posti i kryeministrit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!