MENU
klinika

Do apo nuk do ta pranoj Rita

Ky postim i bindi fansat se këngëtarja është sërish beqare!

21.02.2021 - 12:00

Disa ditë më parë mediat rozë raportuan se Rita Ora i kishte dhënë fund romancës me Romain Gavras. Thuhej se shkak ishte bërë pandemia, që po e mban çiftin larg nga njëri-tjetri.

“Romain e ka mbështetur shumë Ritën gjatë muajve të fundit. Ata kanë probleme, sepse janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos e dish se kur do të lehtësohen masat. Gjërat mes tyre kanë qenë shumë të tendosura pas festës së saj të ditëlindjes dhe gjithë kritikave që mori. Duket se ata janë në krizë”, tregoi një burim pranë tyre për “Daily Mail”.

Mirëpo Romain i hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur se ai dhe Rita janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

'We are very close': Rita and Romain, who've been in a relationship for more than six months, were plagued by rumours last week that their romance is falling apart

“Rita dhe unë jemi shumë të afërt. Ajo është një person i mrekullueshëm”, ka thënë Romain. Më pas ai ka kryqëzuar krahët si të ishte duke përqafuar këngëtaren dhe ka shtuar: “Ne jemi kështu. Jemi shumë të afërt”.

Por ende mediat e huaja shkruajnë se ata të dy janë ndarë dhe madje duket se Rita e ka kaluar Shën Valentinin e vetme. “The Sun” ka raportuar se ata të dy nuk janë më bashkë dhe se Rita është sërish beqare.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale disa foto në të cilat shihet me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në duar. Ndërsa të gjithë menduan se ajo ishte surprizuar nga Romain, në fakt Rita tregoi se ishin fansat e saj që ja kishin dhuruar.

“Ndjehem sikur çdo ditë është Shën Valentinit për shkak të fansave të mi! Shpresoj që të gjithë të kenë një javë të bekuar dhe të bukur. Këto fotografi janë realizuar në ditën e fundit të xhirimeve të “Bang”. Gjeta një stacion autobusi në majë të malit dhe vetëm i mora të gjitha”, shkroi Rita në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN