MENU
klinika

Serie A, Java 24

Lazio bie në Bologna, Champions më larg

27.02.2021 - 20:00

Pas humbjes në shtëpi me Bayern Munchen në mesjavë, Lazio është mposhtur edhe në kampionat, kësaj here 2-0 në Bologna nga ekipi vendas. Një humbje që rëndon për Lazion, që mbetet larg zonës Champions.

Ndeshja e sotme ndaj Bolognës nisi mirë për ekipin e Inzaghit që në minutën e 17-të pati mundësinë ideale për të kaluar në avantazh, por Immobile gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Një gabim i rëndë që ndikoi shumë në këtë takim, pasi menjëherë pas 11-metërshit të humbur, Lazio pësoi gol, me Mbaye që kaloi në avantazh Bolognën.

Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë ekipi i Mihajlovic dyshoi shifrat në minutën e 64′ me autor Nicola Sansonen. Deri në fund Lazio u mundua të rihapte ndeshjen, por pa rezultat me sdën që u mbyll 2-0. Bologna u ngjit në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Lazio mbetet në vendin e 6 me 43 pikë.