MENU
klinika

Froni mbretëror shqiptar

“Leka I: Rrëzimi i komunistëve, çështja e jetës time”

22.02.2021 - 11:47

“Newsweek” ka botuar, më 15 janar 1990, në faqen n°16, shkrimin e gazetarit Spencer Reiss në lidhje me takimin e tij me mbretin Leka I, në Johanesburg, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbreti me sy blu, Leka, nuk është një monark bulevardi pa fron. Pesë mijë milje dhe 50 vjet larg shtëpisë (atdheut), trashëgimtari i pallatit mbretëror të Shqipërisë, javën e kaluar, u ul në zyrën e tij në shtëpinë-fermë në periferi të Johanesburgut.

Një pistoletë automatike nëntë milimetra “Browning” i shihej në brez, pesë qen që iu përkulën para këmbëve dhe një pushkë automatike me gjerdanin me fishekë, varur në krah. Në pjesën tjetër të shtëpisë, mbretëresha Suzanë, e cila lindi në Australi, kujdesej për dokumentet. Truproja i tyre, Shan Burmese, shërbeu filxhanë kafeje të ngjyrosur e të vegjël.

Ndërsa në tryezën mbretërore spartane gjendeshin fotokopjet (traktet) e para një jave, në lidhje me thirrjen për të marrë armët: “Ne, Leka I, mbreti i shqiptarëve, i bëjmë thirrje popullit tonë… të përfitojë, nga ngjarjet që po trondisin vendet e Evropës Lindore dhe të ngrejë krye”.

Leka ishte triditësh, kur babai i tij, mbreti Zog, u dërgua në ekzil, pak përpara trupave pushtuese të Musolinit, në 1939. Ai trashëgoi titullin mbretëror pas vdekjes së të atit, në 1961 dhe tani, pretendon të ketë mbështetje të gjerë midis shqiptarëve në mërgim.

Ai jetoi së pari në Spanjë, nga ku u dëboi në 1979-ën, për komplotin e veprimeve të armatosura kundër qeverisë shqiptare, ndërsa dekadën e kaluar në Afrikën e Jugut, ku jeton si “tregtar mallrash (lëndësh të para) në shkallë ndërkombëtare”. Por, ai e quan rrëzimin e komunistëve shqiptarë “çështjen e jetës time”.

Thirrja mbretërore për të marrë armët, – pranon Leka, – do të duhet të përcillet në Shqipëri përmes balonave (“E kemi bërë më parë”), radios në një vendndodhje të fshehtë (“Ju e kuptoni që nuk mund ta them këtu”) ose përmes “kontakteve” brenda vendit.

Por, dy Mercedes-ët e vjetër në garazhin e Lekës, janë gati të mbartin familjen mbretërore – përfshirë Princin e kurorës, 8-vjeçari Leka Anwar Zog Reza Baudouin – përmes triumfit të Tiranës.

“Populli shqiptar është si një burim që është ngjeshur për shumë, shumë vite”, – thotë Leka. “Dhe sapo ajo pranverë të fillojë, do të përhapet në të gjithë vendin, me kusht që dikush të ndërhyjë e të jetë i pëlqyeshëm për të gjitha partitë dhe të veprojë si garantues për zgjedhjet e lira. Stalinistët e Shqipërisë, janë paralajmëruar.” – Spencer Reiss në Johanesburg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN