Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në deklaratën për mediat, në prezencë të kryeministrit Edi Rama, nga Rinasi, deklaroi se qeveria nuk dëshiron që të shkojë drejt masave të mëtejshme kufizuese.
Manastirliu theksoi se deri tani, janë vaksinuar 6 mijë mjekë e infermierë, kurse shtoi se do të vaksinohen grup-moshat që janë më të rriskuara.
“Në fundjavë do të kemi vlerësim të masave ndaj Covid-19. Ka trend të qëndrueshëm të incidencës ditore. Masat e fundit shtrënguese të fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimet e mësimit online. Impakti i masave nuk është i menjëhershëm. Ky impakt shikohet për 14 ditë.
Ne nuk duam që të shkojmë në masa të reja kufizuese, sepse në rast se mund të respektojmë rregullat ndaj koronavirusit, mund të mos shkojmë drejt një situate, ku bota dhe shtetet europiane, kanë dy muaj që janë. Janë vaksinuar më shumë se 6 mijë mjekë dhe infermierë. Pas mjekëve dhe infermierëve, do të vaksinohen moshat më të rriskuara. Ka nisur tashmë vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç”, u shpreh Manastirliu.