MENU
klinika

Komiteti i Ekspertëve vendos

“Masat e vendosura 2 javë më parë kanë dhënë efekt, mbeten në fuqi”

25.02.2021 - 11:18

Ora policore në vendin tonë në kuadër të masave anti-covid, që nis nga 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit do të jetë ende në fuqi. Ky lajm u bë i ditur nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

“Masat të cilat u propozuan para dy javësh kanë filluar ta japin efektin e tyre, ndaj mbetemi aty, duke i vlerësuar më ngushtësisht në kohëra më të ngushta efikasitetin e kësaj tendence ulje. Pra po e përsëris masat që vazhdojnë të ngelen në fuqi, janë ato të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06:00.”, tha Rakacolli.