MENU
klinika

Ligue 1, Java 27

Mbappe me dy gola, PSG rikthehet me “poker”

27.02.2021 - 18:56

PSG është rikthyer menjëherë te fitorja në kampionat pas humbjes 0-2 në shtëpi me Monaco. Kampionët e Francës fituan 4-0 në fushën e Dijon, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë dhe duke u ngjitur në vendin e dytë.

Kampionët në fuqi të Francës kanë mundur Dijon-in me rezultatin e pastër 4-0 falë golit të Mois Kean, dygolëshit të Kylian Mbappe dhe Danilo. Francezi ka shënuar të paktën dy gola në pesë ndeshje të ndryshme në këtë sezon të Ligue 1, më shumë se çdo lojtar tjetër.

I pafat mesfushori kosovar i vendasve, Bersant Celina, i cili ka shkaktuar penalltinë që ka sjellë golin e dytë të miqve. Danilo ka kompletuar pokerin tetë minuta para fundit. Kjo fitore e ka ngjitur përkohësisht në vendin e dytë skuadrën e Pochettino-s.