MENU
klinika

“Injoron” vaksinat ruse dhe kineze

Mbërrijnë dozat e para të vaksinës në Shqipëri, Rama i pret në Rinas

01.02.2021 - 20:13

Sapo kanë mbërritur 1170 vaksinat e kompanisë Pfizer në aeroportin e Rinasit.

Është vetë Rama me ministrin Ahmetaj dhe ministren Manastirliu që po i presin në aeroport. Këto vaksina do të përdoren për mjekët dhe infermierët.

Manastirliu: Do të transportohet direkt në ISHP me protokollin e sigurisë. Do të hapet kutia, do të verifikohet çertifikata dhe do të futen në kutitë e ftohta. Do të ruhen nga policia e shtetit dhe strukturat tona.

SONDAZH

“Sot ju kam ftuar për atë që kishit merak me të drejtë, sepse për pak fillon edhe lëvrimi i dozave bazuar mbi kontratën me kompaninë Pfizer. Ne e kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE, emrin e të cilit ende nuk mund t’jua komunikoj, ndërkohë që kemi kontratën me kompaninë Pfizer, ne edhe Serbia, ndërsa vendet e tjera janë ende në një situatë pritshmërie, në kushte kur çështja e vaksinës po komplikohet gjithnjë e më shumë dhe Europa për këtë çështje ka hyrë në një kaos.

I them këto për të mos harruar që sidoqoftë ne jemi në kushtet kur procesi i vaksinimit është garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë të të tjerëve, nuk pritëm COVAX-in, i cili është ende në një process që nuk duket se ku e ka fillimin, pasi edhe ata nuk janë të qartë. Kjo është situatë dinamike që mund të ndryshojë nga dita në ditë, por ajo që ndodh me vaksinën jashtë kamerave është sagë më vete, është një luftë tregtare e politike e jashtëzakonshme.

Më vjen shumë mirë që ne ia kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë. Nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat strikte dhe kufizimet e forta që kompania ka vendosur, e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, por nuk e bëjnë të pamundur që ne mund të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh e infermierësh nga spitali COVID i Prishtinës. I kam kërkuar ministrres s ëShëndetësisë të komunikojë me homologun Kosovar dhe kur ata të vendosin do të jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë me 50 vaksinime, me nga 2 doza. Sot Pfizer jep 1170 dozat e para. Brenda shkurtit do të vijnë edhe 41 mijë dozat që ishin të parashikuara për periudhën e janarit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht kompaninë Pfizer, e cila prodhon vaksina kundër koronavirusit, me të cilën qeveria ka lidhur edhe një kontratë për 500 mijë doza.

Ai ka thënë se është merita e qeverisë për marrëdhëniet e shkëlqyera që vendi ynë ka me Pfizer, ndërsa ka akuzuar opozitën se e kanë mendjen vetëm për të përfituar.

Për sa i përket vaksinave ruse dhe kineze, Rama tha se ato do të pranohen vetëm nëse i pranon edhe Bashkimi Europian, në të kundërt Shqipëria do të kërkojë vetëm vaksinat e vendeve perëndimore.

“Pfizer meriton vetëm mirënjohje dhe respekt, pasi siç ka kërkuar kohë për të sjellë dozat e para, po diskuton që të sjellë doza më shumë mes shkurtit dhe vjeshtës. Ndërkohë që negociojmë me Pfizerin, që kemi marrëdhënie të shkëlqyera për shkak të meritës sonë, ne po negociojmë edhe me kompani të tjera.

Ne mund të merrnim edhe më shumë, por ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre përballë, është që ata luajnë o dam, ose kumar, ne luajmë shah. Ne luajmë shah në negoziata të çfarëdolloj niveli. Prandaj ne fitojmë, kurse ata thonë të fitojë vendi që të kapin ndonjë gjë.

Nuk mund të flasim për numra me AstraZeneca, por është e sigurt që ne kemi të gjitha arsyet që të besojmë se kemi garantuar procesin tonë dhe kur flasim për negociatat, nuk po negociojmë vetëm me AstraZenecën drejtpërdrejtë, por edhe me disa shtete të tjera. Është një luftë tregtare, por jepen dhe emrren vaksina dhe jo para’.

Për sa i përket vaksinave në anën lindore, atë kineze dhe ruse, asnjë paragjykim dhe respekt për shkencëtarët që i aknë dhënë jetë këtyre dy vaksinave, por ne do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Është një zgjedhje e bërë pasi janë shumë komponentë bahskë. Nëse BE hapet ndaj atyre vaksinave, ne menjëherë do t’i rishikojmë këto qasje. Jemi në të njëjtin pozicion me BE”, tha Rama.