MENU
klinika

Nuk do jenë më pjesë e detyrave të pallatit mbretëror

Mbretëresha “i jep fund” me Meghan-in dhe Harry-n

20.02.2021 - 11:08
Princ Harry dhe dukesha Meghan kanë rënë dakort me vendimin e Mbretëreshës Elizabeth për të mos qenë më pjesë e detyrave të pallatit mbretëror. Vendimi do të thotë se emërimet ushtarake dhe patronimet mbretërore të mbajtura nga Duka dhe Dukesha e Sussex do të revokohen dhe rishpërndahen midis anëtarëve që punojnë të familjes mbretërore.
 
Çifti tha se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar ndaj detyrave të tyre në Britani.
 
Harry dhe Meghan do të flasin në një intervistë me Oprah Ëinfrey më 7 Mars mbi zhvillimet e fundit dhe kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë që nga largimi nga Londra për në Amerikën e Veriut.
 
Për sa kohë që çifti përfaqësonte Mbretëreshën, ata ishin të kufizuar në atë që duhet të thonin publikisht. Tani do të jenë në gjendje të flasin më lirshëm prandaj intervista e tyre po pritet me padurim.
 
Një zëdhënës i çiftit tha se Duka dhe Dukesha e Sussex qëndrojnë të përkushtuar në detyrën dhe shërbimin e tyre ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe në të gjithë botën dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për organizatat që ata kanë përfaqësuar pavarësisht nga roli zyrtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN