MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më del shpesh gjak nga hundët, çfarë më këshilloni?

16.02.2021 - 08:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më del shpesh gjak nga hundët, kryesisht në mëngjes. Do doja ndonjë këshillë, si duhet të veprojmë në këtë rast, pasi kam dëgjuar metoda nga më të ndryshmet…

Mjeku: Këshillohet që pacienti të mos e mbajë kokën lart, sepse koagulimet e gjakut gëlltiten në stomak duke provokuar kështu edhe të vjella. Në raste të tilla hapen këmbët sa gjerësia e shpatullave, ulet koka poshtë dhe mbahet e shtypur hunda 5-10 minuta (midis pjesës së fortë të kockës dhe pjesës së butë), kryhet tamponada e hundës. Te pacientët që marrin antikoagulantë, duhet të këshillohen me mjekun për ndryshimin e mjekimit. Në patologjitë hematologjike, pacientët duhet të trajtohen te mjeku hematolog. Në rastet kur hemorragjia vjen prej ajrit të thatë dhe të ftohtë, këshillohet lagështimi i ajrit. Në rastet me rinite alergjike bëhet trajtimi i alergjisë dhe hemostazë e hundës.

Pra, cilido qoftë shkaku i gjakderdhjes nga hundët, duhet patjetër vizita me mjekun specialist për të përjashtuar patologji të ndryshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndalon frymëmarrja në gjumë?

Gërhitja/ Si të shpëtosh nga ajo