MENU
klinika

Archie do bëhet me vëlla

Meghan Markle është sërish shtatzënë

15.02.2021 - 10:41

Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen sërish prindër. Bebushi numër dy është rrugës! Lajmi i gëzueshëm u bë me dije këtë të diel.

“Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i Sussex-it do të bëhen prindër për herë të dytë”, rrëfeu një burim për PEOPLE.

Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera.

Lajmi i gëzueshëm, të cilin ata e publikuan në Ditën e Shën Valentinit vjen pasi Meghan, 39, zbuloi se ajo pësoi një abort korrikun e shkuar.

“Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë persona, por të folur nga pak”, shkroi ajo në një ese të publikuar nga New York Times më 25 nëntor.

Meghan dhe Harry, 36, zyrtarisht hoqën dorë nga rolet e tyre si mbretërorë vitin e shkuar. Dëshira e tyre për të pasur një jetë normale familjare luajti një rol në vendimin e tyre novator. Një burim i pallatit mbretëror tha për PEOPLE se në kohën e lindjes së Archie, “ata e dinin se do të trondisnin” me shkëputjen e tyre nga gjiri mbretëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikimi i letrës që i dërgoi të atit

Meghan Markle fiton gjyqin kundër mediave