MENU
klinika

Pasi i shënoi dy gola

Messi surprizon portierin rival me fanellën e tij

25.02.2021 - 17:04

Barcelona mposhti ditën e sotme Elken në kampionat me rezultatin 3-0, ku dy nga golat e ndeshjes u shënuan nga Leo Mesi. Argjentinasi shtangu portierin kundërshtar Edgar Badia, në fundin e ndeshjes, teksa pas një diskutimi të shkurtër në fushë, i ka kërkuar fanellën.

Portieri hutohet për një moment, por pastaj menjëherë e heq dhe ia jep me kënaqësi. Ky moment është kapur nga kamerat në fundin e ndeshjes dhe menjëherë nisi të bëjë xhiron në rrjetet sociale.

Një gjest bujar ky i Messit, pasi pakkush e kishte menduar se ai do të ndërronte fanellën me portierin. Dhe këtë herë nuk është se ia kërkuan bluzën sulmuesit argjentinas, por ishte vetë ky i fundit që surprizoi portierin kundërshtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN