MENU
klinika

“Ata që kanë kartelë mjekësore, do kërkojnë rrethana lehtësuese”

Meta paralajmëron zyrtarët e Qeverisë: S’mund të degradojë shteti ynë…

24.02.2021 - 14:12

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se më 26 prill nuk do të ketë rrethana lehtësuese për ata që shkelin ligjin dhe Kushtetutën.

Ndërsa komentoi shkeljet në afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”, dhe marrëveshjen e nënshkruar sipas tij në një ditë, Meta i bëri thirrje çdo zyrtari në Shqipëri që të tregojë kujdes maksimal.

“Por mos harrojmë që ka edhe 26 prill për të gjithë këtë që firmosin kështu, se ndonjë që ka kartelë mjekësore do kërkojë rrethana lehtësuese. Se do thotë kam qenë i pa ndërgjegjshëm. Po ata që nuk kanë kartela mjekësore?! Ata do të kenë rrethana rënduese.

Po paralajmëroj sot çdo zyrtar në Republikën e Shqipërisë. Nesër nuk do të thotë askush që nuk e dija, që më detyruan, që më tha ky, më tha ai. Nuk mund të degradojë më shteti ynë në këtë situatë, që për të dalë 3 borëpastruese duheshin ditë të tëra, të ngrihej media, ama për kontratën, ligjin e të tëra për një ditë u bënë të tëra”, tha kreu i shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Është anti-kushtetues, ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ"

Presidenti kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të Aeroportit të Rinasit