MENU
klinika

Do të kushtojë 505 mln paund

Miratohet plani i stadiumit të ri të Evertonit

23.02.2021 - 17:11

Klubi i Everton në Angli ka festuar sot, pasi plani i tyre për të rinovuar stadiumin e tyre është miratuar nga këshilltarët e qytetit të Liverpool. Ditën e sotme Këshilli u mblodh dhe u miratua projekti i stadiumit.

Stadiumi do të jetë me 52 mijë vende dhe do të kushtojë rreth 505 milionë sterlina. Komiteti i Planifikimit dha “OK” dhe tani pritet që të nisë puna për ta zgjeruar stadiumin. Everton, prej dhjetorit të vitit 2019 e kishte bërë këtë kërkesë.

Gjithsesi ata menduan të bëjnë disa ndryshime nga modeli fillestar. Kjo ndodhi në shtator dhe tani ka ardhur miratimi i projektit. Pas miratimit të projektit ka folur edhe Iain Jenkinson, nga CBRE: “Ne nuk po respektojmë vetëm trashëgiminë, por po investojmë në trashëgiminë e qytetit.

Jemi të angazhuar, kemi dëgjuar dhe jemi përgjigjur. Nuk asnjë alternativë tjetër. Ka vetëm përfitime dërrmuese publike dhe mbështetje dërrmuese të publikut dhe palëve të interesit”.