MENU
klinika

Do të qëndrojë deri në datën 3 Mars

Misoslav Lajçak viziton nesër Kosovën

28.02.2021 - 10:25

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, pritet që nesër të nisë vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Ai do të nisë turin e tij të vizitave në Kosovë ku do të qëndrojë deri në datën 3 Mars. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre vendeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Kjo vizitë e emisarit të BE’së vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga ku fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti